Shërbimet /

Estetika e avancuar

Estetika e avancuar përfshin një gamë trajtimesh profesionale që kombinojnë pastrim të thellë, peeling, hidratim intensiv dhe teknologji aparaturiale për të përmirësuar cilësinë e lëkurës në mënyrë jo invazive. Qëllimi është të rifreskohet dhe rigjenerohet lëkura, të reduktohen poret, njollat, lodhja dhe shenjat e para të plakjes, duke i dhënë fytyrës një pamje më të lëmuar, të tonifikuar dhe me shkëlqim natyral. Këto trajtime përshtaten sipas tipit të lëkurës dhe nevojave individuale, ndaj janë të përshtatshme si për kujdes periodik, ashtu edhe si suport për rezultatet e mjekësisë estetike.

Shërbimet tona të estetikës së avancuar përfshijnë:

Pastrim dhe hidratim fytyre
  • Pastrim i thellë i fytyrës

  • Pastrim i thellë i fytyrës + Hydrofacial

  • Pastrim i thellë i fytyrës + Oksigjenoterapi

Peeling & rigjenerim
  • Resting Peel

  • Resting Peel fytyrë + qafë + dekolte

  • Trajtimi me enzima

Lifting & tonifikim
  • Manual Lifting 60"

  • Radiofrekuencë

  • Trilipo fytyre

Detaje estetike
  • Dermaplaning

  • Golden Mask

Na kontaktoni

Rezervo një konsultë