Shërbimet /

Plexr

Plexr është një trajtim i avancuar estetik, jo-kirurgjikal, që përdor energjinë e plazmës për të trajtuar në mënyrë shumë të saktë rrudhat, lëkurën e varur dhe papërsosmëritë sipërfaqësore të lëkurës. Pajisja vepron vetëm në shtresën më sipërfaqësore të lëkurës, pa prerje dhe pa qepje, duke stimuluar tkurrjen e indeve dhe prodhimin e kolagjenit të ri.

Në Aiyana Clinic, Plexr përdoret për zbutjen e rrudhave rreth syve, ballit, buzëve dhe qafës, reduktimin e “gummy smile”, trajtimin e strijave, si dhe për heqjen e tatuazheve të vegjël ose shenjave të padëshiruara në lëkurë. Trajtimi kryhet me anestezi lokale, me ndjesi minimale dhe kohë të shkurtër rikuperimi, duke e bërë një alternativë shumë të mirë për pacientët që duan efekt “lifting” dhe lëkurë më të tendosur, pa kirurgji. Rezultatet zhvillohen gradualisht në javët në vijim dhe janë afatgjata kur kombinohen me kujdes të mirë të lëkurës.

Llojet e trajtimeve Plexr që ofrojmë:

Rrudha fytyre & qafe
  • Trajtimi i rrudhave në zonën e ballit

  • Trajtimi i rrudhave rreth syve

  • Trajtimi i rrudhave në zonën e faqeve

  • Trajtimi i rrudhave rreth buzëve

  • Trajtimi i rrudhave anës veshëve

  • Trajtimi i rrudhave anash gojës

  • Trajtimi i rrudhave të qafës

  • Fytyrë komplet

  • Rrudhat fytyrë, qafë, dekolte

Reduktimi i gummy smile
Trajtime për lëkurë & shenja
  • Trajtimi i strijave

  • Eleminim tatuazhi

Plexr Shower (rigjenerim i përgjithshëm)
  • Plexr Shower fytyre

  • Plexr Shower fytyre + qafë

Na kontaktoni

Rezervo një konsultë