Cilat jane shkaqet dhe trajtimi i njollave ne fytyre?

Hiperpigmentimi eshte nje term mjekesor qe perdoret per te pershkruar njollat me te erreta te lekures. Keto njolla rezultojne nga prodhimi i tepert i melanines, i cili mund te shkaktohet nga shume faktore; nga shenjat e akneve dhe demtimi i diellit e deri te luhatjet e hormoneve. Hiperpigmentimi eshte nje gjendje e zakonshme e lekures dhe ka nje sere opsionesh te ndryshme trajtimi ne dispozicion. Nder me efektivet qe japin rezultate te shpejta dhe optimale jane:

1. Peeling bimor/ kimik

Peeling kimik eshte i pershtatshem dhe efektiv per korrigjimin e imperfeksioneve te lekures sic eshte rasti i hiperpigmentimit. Trajtimi konsiston ne aplikimin ne lekure te nje lende kimike qe synon eleminimin e qelizave te vdekura te lekures duke stimuluar riperteritjen e qelizave te reja. Disponojme lloje te ndryshme trajtimi ne varesi te tipologjise se lekures.

2. Dermapen

Mijera mikro-kanale fraksionale krijohen ne lekuren tuaj duke perdorur Dermapen 4 per te promovuar nje funksion qelizor me te normalizuar me prodhimin e rregulluar te melanines. Meqenese melanocitet (qelizat qe prodhojne pigment) synohen drejtperdrejt, nje process riparues dhe korrigjues inkurajon tonin e barabarte te lekures per nje pamje te lemuar dhe rrezatuese

Shenim: Ne kliniken tone procedurat e mesiperme realizohen nga mjeket dermatologe duke ofruar keshtu procedure jo vetem te sigurte por edhe efektive. Trajtimet ofrohen me produkte teper cilesore dhe protokolle te personalizuara per cdo pacient.

Shpërndaj:

Postimet më të fundit

Rezervo një konsultë